Greqi, trojka refuzon pjesë të planit të kursimeve

Mijëra protestues u mblodhën jashtë ministrisë së Financave në Athinë, teksa në ambientet e brendshme mbaheshin bisedime kyçe në lidhje me paketën e shpëtimit. Trojka po shqyrtonte planin e kursimeve prej gati 12 miliardë eurosh të qeverisë greke, por duket se disa anëtarë të grupit, kanë refuzuar disa pjesë të tij, çka do të thotë se kësti i radhës për Greqinë mund të vonohet. Lideri i partisë Socialiste, PASOK, Evangelos Venizelos u shpreh se Trojka nuk i kishte pranuar të gjitha propozimet e bëra nga qeveria, megjithatë theksoi se kishin gati edhe propozime të tjera rezervë. Athina mund të falimentojë e të dalë nga zona euro nëse nuk do të marrë pjesën tjetër të ndihmës, megjithatë zyrtarët e qeverisë, kërkojnë më shumë kohë për të zbatuar masat e kursimit, për shkak, siç thonë ata, të thellimit të recesionit. Albanian Screen
Add new comment