"Më mirë pa euron". Gjermanët të shqetësuar nga kriza

Pothuajse dy të tretat e gjermanëve mendojnë se vendi i tyre do të jetë shumë më mirë pa euron, sugjerojnë të dhënat e një sondazhi të publikuar në të përditshmen konservatore gjermane, Die Welt. Analistët shprehen se kjo e dhënë tregon për shqetësimin në rritje që ekziston në Gjermani në lidhje me kostot që duhet të paguajë ky vend, si ekonomia më e madhe e Europës, për të mbyllur krizën e euros.
Dhe, sipas sondazhit të zhvilluar në të njëjtën kohë edhe në Francë, e Poloni, në kontrast me gjermanët, francezët janë më të gatshëm të vazhdojnë me monedhën e përbashkët.
Vetëm 36 për qind e francezëve thanë se Franca do të ishte më mirë jashtë zonës euro, në krahasim me 49 për qind të gjermanëve që dhanë këtë përgjigje. Francezët janë gjithashtu me optimistë për përfitimet nga të qënit anëtar i Bashkimit Europian, sesa gjermanët, ndërsa polakët tregojnë pak entuziasëm për të përshtatur në vendin e tyre monedhën e përbashkët, pavarësisht mbështetjes për BE-në.
Analistët politikë thonë se të dhënat e këtij sondazhi vënë theksin se në Gjermani po rritet kundërshtia ndaj pjesës së luanit që Berlini duhet të paguajë për ndihmën ndaj vendeve të zhytura në borxhe, si Greqia, apo Spanja. Ekonomia gjermane, nga të dhënat e fundit, ka ulur ritmet e rritjes ekonomike, duke krijuar shqetësim në eurozonë, për shkak se gjermanët përbëjnë forcën lëvizëse të mekanizmave të stabilitetit financiar të Europës. Albanian Screen
Add new comment