Transporti e ndërtimi, vijon rënia

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për tremujorin e dytë të këtij viti në ekonomi. Statistikat tregojnë se pavarësisht një përmirësimi të vogël në krahasim me tremujorin e parë, në sektorin e ndërtimit prodhimtaria vazhdon të bjerë, shkurtimet e punonjësve vijojnë ashtu dhe uljet e pagave të tyre. Shifra e afarizmit në ndërtim është ulur me 15.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011. Transporti ka rënie të ndjeshme në të gjitha degët e tij, ndërsa sa i përket hotelerisë shifrat janë thuajse të njëjta me ato të një viti më parë. Industria ndërkohë ka një rritje sidomos në nxjerrjen e naftës e mineraleve. Krahasuar me me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rritje me 7.2 për qind, por numri i të punësuarve në industri është ulur me 2 për qind. Albanian Screen
Add new comment