600 lekë dita. Jetojnë falë mbledhjes së bimëve mjekësore

Postuar në 30 Shtator, 2012 09:08

 

30% e familjeve të Ersekës jetojnë duke mbledhur bime mjeksore . Ne qytetin ku papunësia dhe varfëria janë në nivele alarmante , banorët mundohen të vetpunësohen ku të munden. Mbledhja e bimëve mjekësore është një punë mjaft e vështirë dhe shumë pak e paguar, aq sa për të siguruar vetëm bukën. 
 E gjithë puna e një dite për të mbledhur trëndafilin e egër ose dëllinjën e kuqe paguhet me 500 ose 600 lekë. Por jo cdo ditë është e paguar pasi ndodh që punëtorët e malit të kthehen edhe duarbosh . 
 Për shkak të numrit të madh të personave që merren me mbledhjen e bimëve mjekësore sipërfaqja e tyre ka ardhur duke u tkurrur ndaj edhe sasia e mbledhur në një dite ka ardhur duke rënë. 
 Vetëpunësimi për mbledhjen e bimëve medicinale, me rënien e dëborës së pare, merr fund. Atëhere në familjet e banorëve të papunë të Ersekës varfëria ulet këmbëkryq.  Albanian Screen 

Comments

Submitted by Lira (not verified) on

<p>I shesin bimet mjekesore per dy grosh, se ekonomi tregu hesapi. &nbsp;Fshataret qe mbledhin bimet nuk paguhen aspak mire. &nbsp;Po ashte, ne si popull nuk perfitojme aspak nga keto bime mjekesore sepse eksportohen ne Zvicer, Gjermani ose ne vende te tjera ku njerezit kane aftesine ekonomike te blene bio. &nbsp; &nbsp;</p><p>Me pak fjale, kjo puna e bimeve mjekesore eshte si puna e pasurive natyrore. &nbsp;Vijne kompanite e huaja, shfrytezojne krahun e punes per dy grosh me ndihmen e te cilit &nbsp;grumbullojne pasurite e vendit tone (mineralet, produktet bio, etj), dhe ikin duke i marre me vete, gjoja per eksport. &nbsp;E neve c&#39;na mbetet? Asgje, varferi dhe fakti qe na zhvasin gjithcka, si gjithmone!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.