Itali, protesta masive të studentëve

Studentë dhe profesorë në Itali kanë protestuar të premten në 90 qytete të vendit kundër shkurtimeve të fondeve për arsimin të planifikuar nga kryeministri Mario Monti. Parulla e përdorur ka qenë “Të mbrojmë të ardhmen”.
Në Romë protesta nisi me një tubim të studentëve përpara selisë së Parlamentit Evropian, që është pasuar nga një marshim i përbashkët me profesorët në rrugët kryesore të kryeqytetit. Në tërësi, sipas organizatorëve të manifestimit, kanë qenë të pranishëm rreth 90 mijë vetë. top-channel.tv
Add new comment