Gjermania: Të pezullohet Shengeni pë Serbinë e Maqedoninë

Postuar në 13 Tetor, 2012 04:14

 

Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Hans-Peter Friedrich, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të pezullojë regjimin e udhëtimit pa viza për serbët dhe maqedonasit, pas rritjes së kërkesave për azil nga shtetasit e këtyre vendeve.
 Sipas të dhënave zyrtare, serbët dhe maqedonasit përbëjnë gati një të tretën e të gjitha kërkesave për azil politik në Gjermani të bëra muajin e kaluar, edhe pse të dy vendet janë kandidatë për integrim në Bashkimin Evropian.
 "Rritja e keqpërdorimit të sistemit të azilit është i papranueshëm...fluksi i madh i shtetasve serbë dhe maqedonas duhet të ndalet menjëherë", deklaroi ministri Friedrich.
 Regjimi i udhëtimit pa viza në hapësirën Shengen për Serbinë dhe Maqedoninë filloi në vitin 2009, ndërsa për Shqipërinë dhe Bosnjën në vitin 2010. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.