Masteri i arteve, dyfishohen tarifat e 6 programeve

Postuar në 13 Tetor, 2012 09:34

 

Studentët e masterit në Universitetin e Arteve, janë përballur këtë vit akademik me një rritje të tarifave të programeve të studimit. Janë të paktën 6 programe, tarifat e të cilave kanë pësuar gati një dyfsihim krahasuar me një vit më parë. 
 Rektori i Universitetit të Arteve, Petrit Malaj thotë për AS se propozimi fillestar që është bërë nga universiteti ka qënë ai i një viti më parë, dhe jo ai që është miratuar nga qeveria. Arsyet e kësaj rritjeje nuk dihet thotë ai, por Ministria e Arsimit duhet të rishikojë vendimin.
 "Në gjashtë programe studimi në Universitetin e Arteve nuk është ajo tarifë që ne kemi propozuar. Në fakt ka një mungesë argument nga personat të cilët mund të kenë punuar me këtë vendim qeverie. Është një çmim që në krahasim me gjithë programet e tjera të studimit ka një dallim goxha të madh. Flitet për rreth 90 mijë lekë të reja për të dy vitet e studimit, pra për 45 mijë lekë më shumë për një vit studimi dhe për 45 mijë lekë për vitin tjetër të masterit"- tha Malaj.
 Kjo rritje thotë rektori Malaj ndikon ndjeshëm në xhepat e studentëve dhe familjeve të tyre, ndërkohë që mund të bëhet shkak dhe për mbylljen e progarmeve.
 "Ka një logjikë kur rritet një tarifë studimi, ka një anë sociale sepse jetojmë në këtë vend dhe I dimë mundësitë që kanë familjet shqiptare, familjet e studentëve që vijnë këtu. Një tarifë e lartë do të bënte që një program studimi të mbyllej dhe ne nuk do të funksiononim si universitet"- thotë Malaj.
 Sipas rektorit të Arteve kjo është hera e dytë që përsëritet një situatë e tillë. Kur nuk miratohet propozimi i bërë nga drejtuesit e universitetit.  ndërkohë  në universitetet e tjera, programet e studimit master kanë pësuar një rritje të lehtë vetëm nga indeksimi i inflacionit në vend. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.