Haradinaj, të hënën në Tiranë i ftuar nga Berisha, AAK: Pritje me protokoll

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 03:31

Me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri gjatë ditës së hënë. Lajmin e kane bere publik mediat e Kosoves, duke iu referuar Ernest Lumes, zyrtar për informim në AAK. Ai e ka konfirmuar lajmin për ORAinfo, duke shtuar se Ramush Haradinajt do t’i bëhet një pritje me protokoll të lartë të shtetit shqiptar.

Luma ka thënë se Haradinaj do të takohet edhe me krerët e opozitës, si dhe ata të spektrit të gjerë politik të Shqipërisë, ndërsa do t’iu drejtohet me një fjalë rasti edhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Haradinaj do të jetë i shoqëruar nga një delegacion i gjerë, nënkryetarët dhe udhëheqësit e tjerë të AAK-së.

Të shtunën Haradinaj vizitoi Gjilanin, ku u prit ngrohtësisht nga gjilanasit. Ardhja e tij i bëri bashkë edhe zyrtarët e PDK-së e LDK-së, por edhe përfaqësues të subjekteve tjera politike, njofton rajonipress.

Pasi vendosi kurora lulesh tek lapidarët e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, si dhe të Agim Ramadanit, foli para qytetarëve të shumtë në sallën e teatrit në Gjilan.

“Gjilani ka themel sepse ka dhënë njerëz të mëdhenj për kombin”, tha Haradinaj, ndërsa sa i përket gjendjes aktuale në Kosovë, ai shtoi se nuk e ka ndërmend të bëhet pjesë e rëndimit të së keqes. “Jam i interesuar të jap më tepër kualitet, sepse jeta edhe ashtu është e rëndë në Kosovë, është e ndjeshme dhe sfiduese. Dua të ndihmoj me punë dhe t`i jap kualitet vendit. Qasja ime nuk është e re, por realisht nuk ia vlen me prishë gjendjen edhe ashtu të acaruar”, tha mes te tjerash lideri i AAK-së. (KOHA)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.