Lista e deputetëve, Braçe: Politika nuk është vetëm për ata që kanë para

Erjon Braçe në përgjigjet e kthyera ndaj pyetjeve të drejtuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka folur për zgjedhjet e ardhshme, koalicionet, platformën e PS-së, etj.
I pyetur mbi përzgjedhjen e kandidatëve për deputetët nga Partia Socialiste për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen me 23 qershor, ai është përgjigjur se ende nuk ka kritere të vendosura. Por nga ana tjetër Braçe ka kërkuar që të eliminohen “dënglaxhinjt” ose më saktë që i bëjnë furça kryetarit. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, gjithashtu i bën thirrje Ramës që të mos ndikohet nga të pasurit.
“secili prej atyre që aspiron të përfaqësojë PS-në duhet të kuptojë që politika është shërbim publik, unik, për njerëzit, jo për vete; së dyti për të gjithë ata që do vendosin për këtë çështje dua të them se duhet të kenë në vëmendje që politika është përfaqësim dhe në të duhet të ketë pikërisht njerëz që përfaqësojnë, koha e dënglaxhinjve që bëjnë politikë për politikë duhet të ketë një fund dhe fundi është tani; së treti po për ata që do vendosin për këtë çështje, politika nuk është vetëm për ata që kanë para, por edhe për ata që kanë mend, dije, vizion, përkushtim dhe ndjenjën e shërbimit; ndodh që të kesh para jo automatikisht i kë të gjitha këto, përkundrazi, s’ke asnjërën”, shprehet Braçe.
Deputeti socialiste nuk përjashtojë mundësinë e bërjes së koalicionit me LSI-në por ka saktësuar se për këtë ajo më parë duhet të distancohet nga mazhoranca aktuale. Por pavarësisht kësaj Braçe u shpreh i bindur se PS-ja do t’i fitojë zgjedhjet pa ndihmën e LSI-së. “Ne i fitojmë zgjedhjet me njerëzit e thjeshtë, njerëzit e zakonshëm, atë që edhe sot, ditën e nënte të vitit nuk kanë marrë dot pagat, pensionet dhe pagesat e ndihmës”, u shpreh ai.
SHEKULLI
Add new comment