Privatizimi i HEC-eve, Dervishaj: Procesi transparent , nuk kemi bërë shkelje ligjore

Zv/ministri i Ekonomisë dhe kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Sokol Dervishaj, sqaroi sot në media se privatizimi hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2, Ulëz dhe Shkopet ishte transparent. Sipas Dervishaj Komisioni pranoi ofertat afruar nga “Kurum”, që rezultuan më të larta edhe nga vlerësimet e konsulentit ndërkombëtar, IFC. “Nga vlerësimet e konsulentit ndërkombëtar dhe lokal, vlera e aseteve për dy HEC-et Bistrica 1 dhe 2 është përcaktuar 44.657 738 euro, për HEC-et Ulëz dhe Shkopet 31.734.626 euro, me një total 76.392.409 euro”, tha Dervishaj. Sipas tij, nga metodologjia e kontabilitetit për vlerësimet në HEC-et Bistrica 1 dhe 2, vlera e llogaritur arrin 44. 657.783 euro dhe 31.736.626 euro për Ulzën dhe Shkopetit dhe në total, 76.392.409 euro. Dervishaj tha se dhe vlera e transaksioneve përcaktonte për HEC-et e Bistricës vlerën 29.617.500 euro dhe 48.618.000 euro për Ulzën dhe Shkopetin.” Fuqia totale e instaluar e energjisë për 4 HEC-et është 76,7 MW. Për HEC-et Bistrica 1 dhe 2 që kanë fuqi të instaluar 27 MË, “Kurum” ka ofruar vlerën 1.9 milionë euro/MË, ndërsa për HEC-et Ulëz dhe Shkopet vlera mesatare llogaritet në 1,1 milion euro/MË. Këto dy HEC-e kanë fuqi të instaluar më pak se 50 MW,” tha Dervishaj. “Ne nuk kemi bërë asnjë shkelje ligji” dhe hodhi poshtë akuzat e ditëve të fundit të opozitës për këto privatizime. “Ky proces ka qënë transparent”, tha ai.
MAPO
Add new comment