Ndërron jetë në Itali shefi i krimeve të Burrelit, Musa Skura

Postuar në 22 Janar, 2013 03:30

 

Ndërron jetë në spitalin e Foxhias, në Itali, Musa Skura, shefi i krimeve të Burrelit,  i cili u plagos pak ditë më parë në krye të detyrës. Lajmi konfirmohet nga të afërm të shefit të krimeve, të cilët bënë të ditur se Skura ndërroi jetë rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme.

Musa Skura u transportua në këtë spital më 15 janar me një avion sanitar, ndërsa ishte në gjendje tepër të rëndë, për shkak të dëmtimit të 5 organeve dhe hemorragjisë së brendshme. Me gjithë ndërhyrjen e specializuar mjekësore 58 vjeçari Skura nuk arriti t’i mbijetojë dëmtimeve të shumta në organet jetësore.

Ngjarja e rëndë ku mbeti i plagosur Skura ndodhi më 13 janar, në fshatin Suç të rrethit Mat, gjatë një operacioni policor për kapjen e disa të kërkuarve nga policia.

Musa Skura punonte pranë Policisë së Shtetit prej rreth 30 vjetësh dhe ishte baba i tre fëmijëve.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.