“Azbesti, vrasësi i heshtur kancerogjen”

Në Shqipëri futen ende materiale me amiant, ndonëse janë të ndaluar me ligj tek ne dhe në të gjithë vendet e Europës. Madje, përveç eterniteve të trashëguara prej vitesh këto materiale, që cilësohen si më kancerogjenet kalojnë doganën shqiptare, si materiale ndërtimi edhe për objektet e reja. Ndërkohë që specialistët thonë së janë gjetur materiale azbesti edhe nëpër laboratorë të shkollave.
“Kjo është një problematikë që duhet të trajtuar me kujdes. Eternitet, që zakonisht mbulojnë çatitë e impianteve industriale, ose objekteve të tjera duhen hequr sipas një protokolli strikt teknik, sepse përndryshe çlirojnë fibra dhe së dyti, shpeshherë nga mosdija e organeve doganore, por edhe nga kostoja e lirë e këtij materiali, ne e kemi gjetur edhe të futur gjatë këtyre viteve, p.sh në formën e paneleve për tavane të varura. E kemi gjetur edhe në shkolla. Mësuesit nuk e dinë që azbesti është i ndaluar dhe në Shqipëri, por ne i gjejmë si mjete pune në laboratorët e kimisë, thotë Romeo Hanxhari, ambientalisht.
Numërohen mbi 5000 produkte me përmbajte amianti dhe kjo lëndë cilësohet si shkaktari i disa sëmundjeve kancerogjene.
Ekspertë të fushës për herë të parë kanë përgatitur një studim mbi risqet dhe mënyrat e trajtimit me titull “Amianti, Azbesti vrasësi i heshtur kancerogjen, emergjenca amiant në Shqipëri”, ku kërkohet ndërhyrje e menjëhershme.
“Studimi hedh dritë qartë mbi gjendjen e amiantit në Shqipëri, sepse në Shqipëri ka amiant, i cili është akumuluar nder vite, studimi tregon qartë rrezikshmërinë, por dhe mënyrën se si duhet trajtuar dhe sigurisht ngre një vëmendje të re për ndalimin e të gjitha formave të futjes së mëtejshme në Shqipëri, të produkteve që mund të kenë në përbërjen e tyre amiant”, – thotë Petrit Vasili, bashkautor i librit.
Promovimi i këtij studimi u bë në Akademinë e Shkencave në prani të ambientalistëve dhe ekspertëve të fushës, të cilët bëjnë thirrje për ndalimin e futjes në Shqipëri të produkteve që kanë në përbërjen e tyre këtë lëndë kancerogjene.
SHQIP
Add new comment