Durrës, arrestohen 4 persona për korrupsion, mes tyre edhe shoferi bashkisë

Postuar në 02 Shkurt, 2013 11:22

Katër persona janë vënë në pranga në qytetin e Durrësit me akuzën e korrupsionit, mes tyre edhe shoferi i bashkisë.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Batica 2″, ku është bërë i mundur arrestimi i shtetasve: Engjëll Taulla, 52 vjeç, banues në Durrës, shofer pranë Bashkisë Durrës, Dhimitër Maxhari, 45 vjeç, përfaqësues i një firme ndërtimi, Onjel Take, 36 vjeç, i punësuar në sektorin privat, Pelivan Merkaj, 57 vjeç banues në Durrës si dhe D.M. 49 vjeç, specialiste në Zyrën e Strehimit,në Bashkinë Durrës.

“Në sajë të hetimeve intensive të kryera, për një periudhë 3-mujore, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kundrejt përfitimeve të paligjshme, kanë plotësuar dhe dorëzuar për vete apo persona të tjerë, dokumente fiktive pranë zyrave përkatëse të Bashkisë Durrës, me qëllim për t’u bërë pjesë e programit për strehim në banesa me kosto të ulët dhe programin e kredive të lehtësuara nga shteti”, – thuhet në deklaratën për mediat të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, strukturat e Policisë së Shtetit po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.