Itali, arratisen nga burgu 2 shqiptarë, njëri i dënuar me burg përjetë për vrasje

Postuar në 02 Shkurt, 2013 11:28

Dy shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme penale janë arratisur nga burgu në Parma, Itali, ku po vuanin dënimin e marrë nga drejtësia italiane.

Të arratisurit janë identifikuar si Valentin Frrokaj, 35 vjeç, i dënuar me burg përjetë me akuzën e vrasjes dhe Taulant Toma, 29 vjeç, i dënuar për vjedhje dhe vepra të tjera kriminale.

Sipas policisë italiane, arratisja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa të burgosurit kanë prerë hekurat e qelisë me sharrë dhe më pas kanë përdorur çarçafë të lidhur për të zbritur në tokë, nga ku janë larguar në drejtim të paditur.

Policia italiane është vënë menjëherë në kërkim të tyre, ndërsa ka ngritur postblloqe të shumta në të gjithë rajonin, ndërkohë që ka ngritur edhe shqetësimin e mungesës së sigurisë në burgje për shkak të reduktimit të personelit me 7500 policë në nivel kombëtar, 650 vetëm në Emilia Romagna.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.