Meidani: Kandidatët për deputetë të dalin me votim të fshehtë, lista s’është pronë e kryetarit

Ish- presidenti, Rexhep Meidani, në një shkrim të gjatë të publikuar në gazetën Panorama, sugjeron që lista e kandidatëve për deputetë të votohet me votë të fshehtë.
“Përzgjedhja demokratike e kandidatëve për deputetë nuk mund të jetë pronë kryetarësh, siç praktikohet shpesh në Shqipëri, por forumesh partiake. Dhe mbi të gjitha duke kaluar në procedura votimi. Në këtë kuptimi votimi i fshehtë dhe përdorimi i dhomës së fshehtë duhet të konsiderohet një instrument i domosdoshëm dhe demokratik. Për të tjerë ka vlerë thelbi, brendësia e procedurave demokratike. P.sh, edhe pse aplikohet votimi i fshehtë gjatë zgjedhjeve, mashtrimi mund të vijë edhe nga listat e zgjedhjeve, nga votimi e numërimi i votës së hedhur. Por këtë nevojitet edhe kontrolli i specializuar, ndërtimi i strukturave të pavarura të administrimit të procesit zgjedhor,” shkruan Meidani, që kritikon edhe mënyrën se si Hashim Thaçi u rizgjodh në krye të PDK.
TEMA
Add new comment