AK denoncon në Prokurori: Qeveria shqiptarë paguan drejtuesit e “Agimit të Artë”

Aleanca Kuq e Zi denoncoi sot atë që e quan skandalin e radhës së qeverisë . AK dërgoi paraditen e sotme në Prokurorinë e Përgjithshme fakte dhe dokumenta që lidhen me pagesa dhe shpërblime të qeverisë shqiptare në favor të drejtuesve të “Agimit të Artë” në Shqipëri dhe Greqi, posaçërisht kreut të lëvizjes për “Pavarësinë e Voroi Epiriti dhe Greqinë e Madhë” Theofan Kaliviotis. “Prej disa vitesh kreu i kësaj organizate për pavarësinë e Vorio Epirit, Theofan Kaliviotis ka drejtuar protesta ekstremiste, radikale dhe të dhunshme në Athinë kundër shtetit Shqiptarë, fakt ky që është i provuar nga fotot që i janë bashkangjitur dokumentacionit që do t’i dërgojmë Prokurorisë së Përgjithshme”, deklaroi Spahiu në konferencën për shtyp. Nga flet-borderoja e pagave të njërës nga ministritë e kabintetit qeveritar të shtetasit Sali Berisha dhe urdhëra të tjerë të shërbimit rezulton se Theofan Kaliviotis është paguar në mënyrë sistematike, pavarësisht mosparaqitjes në punë por për rrjedhojë të angazhimit të tij anti-shqiptarë është shpërblyer dhe paguar për të ngritur degën naziste të “Agimit të Artë” në Shqipëri” deklaroi Spahiu
MAPO
Add new comment