Tahiri: Ndrea Prendi dhe Agim Llupo nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë. PS braktis Kuvendin. Topalli: Ju doni që të varen në litar. Duhet të mbyllni gojën

Deputeti socialist, Saimir Tahiri, gjatë seancës së sotme në Kuvend, është shprehur se Ndera Prendi dhe Agim Llupo nuk do të shpëtojnë nga drejtësia. Ai tha se në emër të katër të vrarëve, ata do të përgjigjen para drejtësisë. Pas kësaj, deputetët socialist kanë braktisur seancën e Kuvendit.
Kryetarja e Kuvendit ndërkohë, Jozefina Topalli, ka thënë se njësoj sin ë kohën e komunizmit, deputetët socialist kërkojnë varje në litar. Por, sipas saj, kur flet drejtësia, kushdo duhet të heshtë dhe ta mbyllë gojën.
Topalli i ka cilësuar deputetët e opozitës si qyqarë dhe frikacakë, që çuan katër persona drejt vdekjes dhe tani largohen nga seancat.
TEMA
Add new comment