Berisha: Nuk komentoj vendimin e gjykatës për 21 janarin

Kryeministri Berisha nuk pranoi të komentojë vendimin e sotëm të gjykatës së Tiranës, e cila i dha pafajësinë dy të akuzuarve të 21 janarit, ndërsa doli në një konferencë shtypi për fermerët.
I pyetur nga mediat në lidhje me akuzat e familjarëve të viktimave të 21 janarit, Berisha
është përgjigjur prerë se nuk komenton vendimet e Gjykatës.
“Sot jam këtu për këtë çështje. Nuk do më gjeni të komentoj vendime gjykatash. Ky është një vend që ka sistemin e drejtësisë e akuzës. S`ka asnjë koment. Ju kërkova pyetje nëse keni të bëni me çështjen e fermerëve. Qëndrim im është i prerë” tha Berisha
Berisha informoi fermerët se qeveria do të heqë TVSH-në për të gjitha makineritë e importuara dhe për kimikatet dhe plehrat kimike.
TEMA
Add new comment