Lesi paralajmëron: Të mos përsërisim gabimet e vitit 1996

Postuar në 08 Shkurt, 2013 11:00

 

Reagimi i Gjykatës së Tiranës në përgjigje të ambasadës amerikane, ka sjellë edhe reagimin e Nikollë Lesit.

Lesi, kryetar i Lidhjes Demokristiane, aktualisht në qeveri në postin e zëvendësministrit të Kulturës, shprehet se me deklatarën e sotme, gjykata ka mbajtur qëndrim inatçor ndaj Ambasadës Amerikane.

“Qëndrimi i gjykatës ndaj ambasadës amerikane është absurd dhe inatçor”, tha Lesi, duke vënë në dukje se ishte vetë qeveria ajo që miratoi kërkesën për ndihmën e ekspertëve amerikanë në çështjen “21 janari”.

Më tej, Lesi apeloi që të mos përsëriten gabimet që u bënë në vitin 1996, në raportet me SHBA-në.

“Të mos përsërisim gabimet e bëra në vitin 1996”, tha Lesi për mediat.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.