Mediu: Të dalë e vërteta e Gërdecit deri në fund

Postuar në 10 Shkurt, 2013 03:50

 

  • Ministri i Mbrojtjes i pakënaqur me hetimet e çështjes: Të jepet drejtësi sepse nuk besoj që ka pasur një hetim të drejtë të kësaj çështjeje 

Publikuar më 10.02.2013 | 8:26

Për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve që zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte edhe ministri i Mjedisit në Shqipëri Fatmir Mediu. Zoti Mediu ishte dy ditë më parë i ftuar në studiot e “Zërit të Amerikës” për një intervistë në të cilën flet për gjendjen e mjedisit në Shqipëri, qeverisjen e këtyre 8 viteve si dhe për çështjen e Gërdecit. “Është një çështje që nuk është hetuar drejt, për mendimin tim, dhe, nuk është çështje e përfunduar. Sepse nuk besoj që ka pasur një hetim të drejtë të kësaj çështjeje”- shprehet Mediu. 

Si do t’i karakterizonit ju këto 8 vjet qeverisje?

Mendoj që qeverisja e zotit Berisha ka pasur suksese nga ato që përmendët ju, por edhe suksese tjetër në mënyrë të dukshme. Sidomos, një vazhdim i një zhvillimi ekonomik pozitiv në një kohë që rreth e rrotull nesh janë në një krizë shumë të madhe ekonomike. Padyshim, të gjithë ne duhet të jemi të pakënaqur, se tentojmë shumë herë më tepër. Por, mendoj që qeverisja ka pasur vizionin për ta avancuar Shqipërinë në rrugën evropiane dhe për të dhënë standarde më të mira për qytetarët shqiptarë. Jo vetëm në kuptim të liberalizimit të vizave, por edhe në kuptimin të përmirësimit të kushteve të tyre të jetesës. Pa neglizhuar këtu problematikën e madhe ekonomike, të cilën ne duhet ta trajtojmë me një vëmendje më të madhe, jashtë ndasive politike. Do të thoja që politikat tona kanë tentuar gjithmonë në shërbim të interesave të qytetarëve. Ka më shumë për të bërë?! Padyshim që ka. Opinionet mund të jenë nga më të ndryshmet, por mendoj që tani për tani, në Shqipëri e vetmja forcë politike është kjo mazhorancë, e cila ka dhënë një vizion për qeverisje

 

SHEKULLI
.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.