Berisha: Tirana do të dijë si të votojë më 23 qershor. PD ka mbështetjen më të madhe që prej ’96-s(kur manipuloi votat)

Kryeministri Sali Berisha në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 93-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, u shpreh i bindur se PD do të fitojë në zgjedhjett e 23 qershorit.
“Kam bindjen më të madhe se qytetarët e Tiranës me mencurinë e tyre më 23 qershor do të votojnë për 93-vjetorin e Tiranës kryeqytet, për qindra vitet e ardhshme, si një lokomotive për zhvillimin e vendit, të votojnë për të ardhmen e kombit në Evropë”, është shprehur Berisha.
Ai akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama, si mosmirënjohës ndaj votës së qytetarëve të metropolit.
“Njeriu që qeverisi Tiranën për 11 vjet si shpërblim për votën e qytetarëve u mbyll derën e integrimit, e lë Tiranën në mënyrën më të paimagjinueshme jashtë listës, familjes të kryeqyteteve të vendeve anëtare të BE. Ai bëri gjithçka për karrigen e tij, por vetëm një karrige për qytetarët e Tiranës nuk e la. E bën këtë jashtë çdo lloj sensi mirënjohjeje për qytetarët, jashtë çdo lloj sensi respekti për vokacionin perëndimor, vokacion që ne shqiptarët, për të cilin janë bërë sakrifica më të jashtëzakonshme, sikundër janë bërë përpjekjet më të jashtëzakonshme për të na rrënuar këtë vokacion”,- tha Berisha.
Ai ka theksuar se Tirana është shëndërruar në kryeqytetin e kombit shqiptar.
“Ngjarja e sotme është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar pasi përveçse është themeluar kryeqyteti i shqiptarëve, por Tirana është shndërruar në kryeqytetin e kombit shqiptar. Në historinë e tyre të vështirë shqiptarët ia kanë dalë të krijojnë qendra të mëdha me rrezatim të fuqishëm në rajon dhe më gjerë. Në kohën e Skënderbeut përpjekjet për të pasur një kryeqytet u vështirësuan në shkallë ekstreme dhe fakti që ne sot festojmë 93-vjetorin dëshmon se edhe në ato vite ne mbetëm si një komb me një kryeqytet të vetëm”, tha Berisha.
Ndërkohë, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha ka thënë se kjo parti ka mbështetjen më të madhe në popull që prej vitit 1996(atëherë kur manipuloi votat në fakt).
“Ne po vijojmë me përgatitjen e substancës së mandatit të ardhshëm si mandati më i suksesshëm. Rama me kujtoi edhe një herë mysafirin tek Njazi. E dini ju. Shkoj për mik, por pas dy ditësh u thotë unë jam punëtor dhe nuk më rrihet pa punuar, por tha ti puno dhe unë bëj ëh…. Ky thotë më kopjuat programin, harroni kur ja dorëzoi Rexhep Mejdanit librin në Bosje dhe tha ky është programi. E hap librin Rexhep Mejdani mirë që nuk gjeti gështenja. Shumë shpejt do thotë se dhe pallatin ma ndërtoi qeveria. Ne do vijojmë reformat me vendosmërinë më të madhe. Ne e lejmë me paratë e Cacit. PD edhe në Expoll-et më të fundit është në distancë forca politike me kryesore. Në kuotat në të cilat nuk ka qenë ndonjëherë nga viti 1996 deri më sot, sepse shkalla me e lartë e besimi është tek kjo forcë politike. Një herë më thotë më vodhët komisonerët, një herë aleatët, një herë një tjetër… Atij i është krijuar një mendim obsesiv. Prap ka skenarin e 2009, prap Blushi do filloje lëvizjen mos i fol shoferit, prap do thotë të bëhem asisten i shoferit, etj. Ne na duhen qeveria transparente për vitet në vijim i ka ngel autobusi nga librat e të atit, Beni ecën vet”,- tha Berisha.
TEMA
Add new comment