Peter Turkson mund të jetë Papa i parë me ngjyrë

Menjëherë pas lajmit të dorëheqjes së Papa Benediktit të XVI kanë nisur spekulimet për zëvendësuesin e tij.
Ka disa pretendentë për të shkuar në krye të Papatit, por ende nuk është e qartë situata, ashtu siç ishte në vitin 2005 kur Benedikti u zgjodh Papë, pas vdekjes së Papa Gjon Palit të II-të.
Megjithatë, mediat ndërkombëtare, duke iu referuar dy prej shtepive britanike me te famshme ne fushen e basteve, nxjerrin si favorit Kardinalin Peter Kodwo Appiah Turkson, me shanset më të mëdha për tu zgjedhur në krye të Vatikanit, i ndjekur nga kanadezi, Marc Ouellet.
Qëndrime të tij të rëndësishme: Ai beson dhe e ka shprehur publikisht se, prezervativi duhet përdorur edhe në martesë nëse njëri nga partnerët është i infektuar me AIDS.Kardinali, Peter Kodwo Appiah Turkson është 64 vjeç, nga Gana dhe nese zgjidhet, do të jetë Papa i parë me ngjyrë. Është zgjedhur Kardinal nga Papa Gjon Pali i II-të.
Kardinali Marc Ouellet është 68 vjeç, nga Kanadaja. I zgjedhur Kardinal nga Papa Gjon Pali i II-të.
Qëndrime të tij të rëndësishme: Aborti është i pajustifikueshëm, madje edhe në rastet e dhunës.
PANORAMA
Add new comment