Dogjani i shkruan Ramës: Do bindesh për fuqinë time

Deputeti socialist i qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani, në një letër drejtuar kryesocialistit, tregon mënyrën e dobët të komunikimit të tij sa u takon problemeve që PS ka në këtë qark.
Sipas tij, Rama ka anashkaluar çdo bisedë lidhur me zgjedhjet e bllokuara në PS-në e këtij rrethi, ndërsa akuzon Ramën se është përgjegjës për një situatë të tensionuar për shkak të këtij bllokimi.
Dogjani tregon për punën e tij në ngritjen e strukturave socialiste inekzistente në këtë qark, ndërsa shprehet se me socialistët në këtë qark ka një kontratë që do ta mbajë deri në fund, pa dëmtuar Partinë Socialiste.
Z.Kryetar!
Unë e lexova me vëmendje letrën tuaj të fundit dhe ju falënderoj për sinqeritetin që keni treguar dhe përshtypjen që keni krijuar ndaj meje. Unë e vlerësoj atë, sepse keni qenë i drejtpërdrejtë. Por, më lejoni edhe mua të jem i sinqertë me ju: Përshtypja juaj për situatën në Kukës dhe për mua është absolutisht e gabuar. Gjithashtu është e gabuar mënyra se si i keni analizuar rezultatet e dy zgjedhjeve të fundit në Kukës. Kjo tregon se ju, për fat të keq, nuk keni ditur aspak për kontributin tim të padiskutueshëm për PS-në, ose mund të keni kohë që e keni planifikuar se Asllanin do ta heq se ka dalë me një deputet në 2009-n. Për 4 vjet rresht nuk kishit kohë për t’u ulur asnjëherë me mua dhe të diskutonim bashkë për rezultatet e zgjedhjeve, shkaqet, faktorët, punën e bërë apo për të diskutuar për situatën e përgjithshme në Kukës. Edhe kur unë kam dashur të të shpjegoj, jeni munduar të më anashkaloni dhe të mos më linit të flas, apo kur ju kam vënë në dijeni me shkrim më jeni përgjigjur shkurt: “Mos më shkruani më për këtë punë…
Por, unë sot po ju informoj përsëri se ndoshta ju do keni pak durim dhe i shihni: Në vitin 2009, Partia Socialiste si koalicion ka marrë 13.692 vota, ose 31.31%, ndërsa PD si koalicion 28.425 vota, ose 65%. Unë e di që ky rezultat është shumë i dobët, por shkaqet kanë qenë objektive, të cilat nuk kishin lidhje me personin tim, shkaqe që nuk u krijuan për një ditë apo në kohën që kandidova unë. Po prej shumë vitesh. Po përmend disa prej tyre; -Ndërtimi i Rrugës Kukës-Milot ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, por dhe investimet e tjera, si ndërtimi i shumicës së rrugëve që lidhin qendrat e komunave me qytetin, por edhe rrugët e fshatrave.
Na pëlqen ta dëgjojmë këtë fakt ose jo, por ky ishte faktor shumë i rëndësishëm! -Partia Socialiste në vitin 2007 nga 14 komuna e një bashki, përfundoi me një këshilltar në Bashkinë e Kukësit dhe me dy komuna, një në Arren me 150 votues dhe komuna Tërthore, që ishte fituar nga i ndjeri Remzi Veseli. Partia Socialiste ishte pothuajse inekzistente, nuk ekzistonte asnjë strukturë efektive, shumë socialistë kishin përfunduar te LSI-ja.
PSD bleu vetëm socialistët dhe kjo duket nga rezultati: Në Has përfunduam parti e fundit me 1200 vota dhe kështu në Tropojë, njerëzit që punuan për Colin luftonin PSnë se e kishin më të lehtë të blinin votat tona. E shumë faktorë të tjerë si, gjatë qeverisjes së 8 viteve të PS nuk ishte bërë asnjë investim në Kukës dhe ishte krijuar një frymë negative që gjoja Partia Socialiste nuk e donte Veriun… Ndërsa në vitin 2011 ne e kemi rritur rezultatin: në Kukës kemi marrë 3474 vota më shumë, në Has 3539 vota, në Tropojë 1942, gjithsej 8955 vota më shumë se në vitin 2009.
PANORAMA
Add new comment