PDK-JA ME 7 NËNKRYETARË

Postuar në 15 Shkurt, 2013 14:30

 

Kadri Veseli, Hajredin Kuçi, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi, Adem Grabovci dhe Arsim Bajrami janë zgjedhur nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës. Nuk janë në këtë post më as Fatmir Limaj dhe as Jakup Krasniqi.

Kjo është bërë publike në faqen zyrtare të kësaj partie në twitter, pas një mbledhje që ka mbajtur për disa orë Këshilli Drejtues i saj.

Në këtë faqe thuhet se janë zgjedhur edhe kryesia e PDK-së, duke thënë se më këtë kanë përfunduar edhe zyrtarisht ciklin zgjedhor me përzgjedhje të kryesisë dhe nënkryetarëve.

Limaj dhe Krasniqi në kryesi të PDK-së

Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi janë zgjedhur anëtarë të kryesisë së PDK-së. Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se që të dy janë pjesë e kryesisë tashmë.

Në anën tjetër mësohet se Blerand Stavileci sërish është zëdhënës i kësaj partie e Basri Musmurati është zgjedhur sekretar i përgjithshëm i saj.

Sa u përket nënkryetarëve ata janë shtatë; Kadri Veseli, Hajredin Kuçi, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi, Adem Grabovci dhe Arsim Bajrami.

Vlen të përmendet që Vlora Çitaku mezi kishte hyrë në listë për anëtare të degës në Prishtinë ndërsa i është besuar posti i nënkryetares. Edhe Memli Krasniqin del ta kenë ngushëlluar kolegët e tij, meqë nuk fitoi degën e kryeqytetit ndërsa i kanë besuar postin e nënkryetarit.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.