Rama prezanton një tjetër hyrje në PS, Parid Cara

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka prezantuar sot nga selia rozë, një tjetër personazh i cili i bashkëngjitet PS-së për zgjedhjet e ardhshem parlamentare.
Parid Cara, nje sipermarres i suksesshem ne Itali , do të jetë deputet në Kavajë, tha Rama, ndërsa e prezantoi atë para gazetarëve gjatë një konference për shtyp.
“Nevoja e çdo emigranti për ta pasur një atdhe të rilindur, një shtet dinjitoz që i mbron më dinjitet edhe emigrantët në një Shqipëri normale, ta ketë mundësinë njësoj siç e ka aty ku sot ka punën dhe jo atdheun”- tha Rama.
Ndërkaq, vetë Parid Cara, duke shprehur edhe emocione, tha se është krenar për zgjedhjen që ka bërë dhe për faktin që po jepet mundësia që të kandidojë në Qarkun Tiranës, në rrethin e Kavajës, në rrethin e tij.
“Besoj se Kavaja nuk është më bastion i asnjë partie, besoj se është thjesht i qytetarëve të Kavajës. Unë besoj se kemi vullnetin dhe energjitë e duhura për ta çuar Shqipërinë drejt një Rilindje.”- tha Cara.
PANORAMA
Add new comment