Minoritarët protestojnë në Gjirokastër: Të mos na hiqen pensionet

Postuar në 18 Shkurt, 2013 07:39

 

Minoriteti grek protestoi përpara konsullatës së Greqisë në Gjirokastër, pas lajmit se atyre do iu hiqen pensionet që përfitonin nga shteti fqinj.

Mendohet se janë 18 mijë persona që humbasin pensionin grek, pasi qeveria e këtij vendi ka vështirësuar kushtet për marrjen e tij, në kushtet e një krize të thellë ekonomike.

Për të përfituar pensionin tani duhet që të heqësh dorë nga çdo e ardhur tjetër dhe të kesh jetuar në Greqi në 20 vitet e fundit.

Heqja e pensioneve për minoritarët ka ngjallur shumë debat në rrethet politike në Greqi. Ka shumë politikanë që mbrojnë të drejtën për marrje pensioni, ndërkohë që të tjerë thonë se është teprim.

Konsulli grek, Nikos Kotrokois ka deklaruar se një vendim do të merret të mërkurën. Ai tha se qeveria do të rishikojë këtë vendim.

Minoritarët janë përgjigjur se nëse nuk do të rishikohet ligji, atëherë ata do të vazhdojnë protestat përpara konsullatës.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.