Gjykata, tjetër gjobë Saimir Tahirit për akuzat e tij ndaj Genc Rulit

Postuar në 18 Shkurt, 2013 07:40

 

Deputeti socialist, Saimir Tahiri, është gjobitur sërish nga Gjykata e Tiranës. Sipas vendimit të gjykatës, ai duhet që të paguajë 7 milionë lekë dëmshpërblim, pas akuzave në drejtim të Genc Rulit, në lidhje me shkeljet e shumta në minierën e Bulqizës.

Gjykata ka vendosur se akuzat e Tahirit për shkeljet dhe abuzimet e Genc Rulit në minierën e Bulqizës janë shpifje dhe të pabazuara. Për këtë arsye, ai është dënuar me gjobë nga gjykata.

Kjo është gjoba e tretë që gjykata i vë deputetit socialist. Ai është gjobitur nga gjykata edhe për akuzat ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi dhe akuzat ndaj fëmijëve të kryeministrit.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.