Mosmarrëveshje brenda PS-së, Dogjani- Ramës: Po shkatërron strukturat e partisë

Postuar në 19 Shkurt, 2013 13:51

Deputeti socialist, Asllan Dogjani ka debatuar ashpër sot në mbledhjen e grupit të PS , me kryetarin e partisë Edi Rama. Deputeti I Kukësit e akuzon Ramën se me vendimet e mara kohët e fundit po shkatërron strukturat e partisë. Sipas tij Rama  po ndërmerr emërime dhe shkarkime brenda PS pa u konsultuar me strukturat e partisë. Ai është shprehur se  Rama nuk është i pazëvëndësueshëm në postin e kryetarit.  Ndrërsa Kreu I partisë Edi Rama është shprehur  se nuk u ka bëre asnjë lloj presioni anëtarëve socialistë. Debatet mes Ramës dhe Dogjanit kanë lindur lidhur me cështjen e zgjedhjeve në PS, Kukës.  Sipas Ramës të drejtën ia ka dhënë grupi i strategjisë së komunikimit dhe është konsultuar me Gramoz Rucin dhe Blendi Klosin. Struktura e PS në rrethin e Kukësit është përfshirë në debate të ashpra prej disa ditësh. Vetë deputeti i Kukësit Asllan Dogjani i mbështetur nga mbi 250 anëtarë të bazës kanë kërkuar që të anulohet një vendim i kreut të PS, Edi Rama i cili ka shkaktuar kreun aktual të PS, Ylber Durakun dhe ka emëruar ish-kryetarin e mëparshëm Skëndër Ahmeti.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.