Partia e Francois Hollande uron Ramën për Konventën: Presim një Rilindje të Shqipërisë

Socialistët e Francës, në pushtet me president Francois Hollande, kanë uruar kryetarin e PS, Edi Rama, për Konventën, ku u shpalos programi politik i kësaj force.
“Në 22 dhe 23 shkurt 2013, Partia Socialiste është duke u mbledhur në një Konferencë Kombëtare, e cila do të zbulojë Manifestin “Një Program i Ri për një Rilindje Shqiptare”. Kjo Konferencë vjen tamam në kohë si një arritje tepër e rëndësishme përpara zgjedhjeve të ardhshme legjislative të Qershorit 2013.
Në emër të Partisë Socialiste Franceze dhe në emrin tim, unë dëshiroj t’Ju shpreh partisë suaj dhe juve personalisht të gjithë mbështetjen tonë për suksesin e fushatës suaj. Manifesti Juaj është padyshim një udhërrëfyes për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe çka është akoma edhe më e rëndësishme, ajo është gjithashtu një përgjigje për pritshmëritë legjitime të popullit tuaj për një jetë më të mirë dhe për një të ardhme më të mirë, njëlloj të drejtë për të gjithë.
Gjithkund në Europë, nga Parisi në Tiranë, ne po përballemi me të njëjtat sfida: Lufta kundër masave shtrënguese, rikthimi i mirëqenies, krijimi i më shumë vendeve të punës dhe sigurimi i një të ardhmeje për qytetarët tanë. Familja jonë socialiste është alternativa kundër konservatorizmit dhe populizmit dhe ne mbështetemi tek socialistët shqiptarë për të dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e një demokracie paqësore në Ballkan.
Për pasojë, unë uroj që Konferenca juaj të shënojë fillimin e një fushate të drejtë dhe entuziaste. Partia Socialiste (Franceze) dhe unë vetë e mirëpresim fitoren tuaj dhe një Rilindje të re të Shqipërisë,” thuhet në mesazh.
MESAZHI NE FRENGJISHT:
TEMA
Add new comment