Meta: Mazhoranca vetëm nga një parti, arrogante. Jam për krijimin e një “Poli të Tretë”

Postuar në 25 Shkurt, 2013 12:46

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, thotë se partia e tij do të bëjë koalicion me të gjithë ato forca, të cilat japin mesazhe progresiste, konstruktive dhe bashkëpunuese. Por a ka parti të cilat LSI-ja i përjashton në mënyrë kategorike nga bashkëpunimi?

“Për ne ekzistenca në qeveri nuk është e lidhur domosdoshmërisht me ekzistencën e LSI-së, përkundrazi, sepse LSI është krijuar si force opozitare dhe duke u distancuar nga qeverisja e asaj periudhe. Për ne është më e rëndësishme që kjo force politike t’i shërbejë stabilitetit të vendit një klimë më konstruktive dhe me pozitive, më bashkëpunuese dhe njëkohësisht t’i shërbejë përshpejtimit të atyre reformave që i japin Shqipërisë më shpejt statusin e vendit kandidat në BE, por edhe e ndihmojnë për të përmirësuar situatën ekonomike në vend. Duke qenë partizan i një politike pozitive dhe konstruktive nuk do të preferoja të shprehesha në mënyrë mohuese se me kë nuk do të bëjmë, por në mënyrë pohuese, që do të bëjmë me të gjitha ato forca të cilat japin mesazhe progresiste, konstruktive dhe bashkëpunuese”, tha Meta në një intervistë për Top Channel.

Zoti Meta deklaroi se vijon të jetë partizan i krijimit të një poli të tretë në politikën shqiptare, që sipas tij nuk do të lejojë një maxhorancë arrogante.

“Ideja e një poli të tretë apo të qendrës, në thelbin e saj është ideja e mospasjes të një mazhorance të plotë nga një forcë e vetme, për arsye se eksperiencat kanë treguar që mazhoranca të tilla sillen me një arrogancë dhe për të frenuar këtë sjellje është e rëndësishme të ketë një ekuilibër në çdo mazhorancë të ardhshme, e cila do të jetë edhe baza e një bashkëpunimi më të përgjithshëm edhe në Parlament edhe në tërësi në gjithë sistemin e qeverisjes së vendit”, tha Meta.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.