Komisioni i Ligjeve, miratohet projekt ligji për armët

Komosioni i Ligjeve miratoi sot vetëm me votat emaxhorancës projekt/ligjin për armët. Opozita votoi kundër projektligjit. Ai parashikon kushtet se kur funksionarë të lartë dhe qytetarë të thjeshtë mund të mbajnë armë. Opozita pretendon se është e panevojshme që deputetët dhe ministrat të kenë të drejtë për të mbajtur armë. Një tjetër ndryshim në draft është dhënia e së drejtës për të mbajtur armë punonjësve të ngarkuar për të ruajtur Bankën e Shqipërisë, shoferëve të të gjithë funksionarëve si dhe punonjësve të sigurisë së autoritetit portual. Në nenin 18 parashikohen funksionarët që mbajnë armë, ku përveç deputetëve, ministrave, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, janë shtuar zv/ministrat, prefektët si dhe drejtues të shoqërive tregtare që kanë kapital jo më pak se 50 milionë lekë.
MAPO
Add new comment