Veriu voton në shtator

Postuar në 27 Shkurt, 2013 03:36

 

OSBE-ja do ta mbikëqyrë procesin

Përfundimisht në takimin e Brukselit, sipas burimeve të gazetës, është rënë në pajtueshmëri që zgjedhjet për pushtetin lokal në katër komunat e veriut të mbahen në muajin shtator të këtij viti. Koha e saktë e mbajtjes së tyre do të mund të përcaktohet pas formalizimit të marrëveshjes në takimin e radhës, që, sipas të gjitha gjasave, do të jetë e diela e tretë e muajit shtator

Në pritjen e djeshme që presidentja Atifete Jahjaga ia ka bërë kryeministrit Hashim Thaçi, është informuar nga dora e parë për dialogun që po zhvillohet në Bruksel, ndërmjet qeverive të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë, që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, me mbështetje edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Burime të gazetës brenda këtij takimi kanë konfirmuar se kryeministri i vendit e ka informuar presidenten për shumë detaje të përafrimit të palëve në takimin e fundit në Bruksel, që ka të bëjë me lëvizjen përpara për shpërbërjen e strukturale ilegale të Serbisë në këtë pjesë të territorit të Kosovës. Përfundimisht në takimin e Brukselit, sipas burimeve të gazetës, është rënë në pajtueshmëri dypalëshe që zgjedhjet për pushtetin lokal në katër komunat e veriut të mbahen në muajin shtator të këtij viti. Koha e saktë e mbajtjes së tyre do të mund të përcaktohet pas formalizimit të marrëveshjes në takimin e radhës, që, sipas të gjitha gjasave, do të jetë e diela e tretë e muajit shtator. Zgjedhjet do të shpallen nga presidentja e vendit, dhe procesi i mbikëqyrjes dhe organizimit do t’i besohet OSBE-së si mbështetëse serioze e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, që do të merret me menaxhimin e pjesës kryesore të këtij procesi mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës...

 

 

KOSOVA SOT 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.