Shkup, 13-vjeçari që përjetoi dhunën e huliganëve maqedonas

Postuar në 02 Mars, 2013 03:00

 

Ramazan Iseni, vetëm 13 vjeç, është njëri nga shqiptarët që u rrah barbarisht nga huliganët maqedonas pas protestës së djeshme në Shkup. Vogëlushi shqiptar nga Studeniçani i Karshiakës është rrahur pranë një stacioni urban të autobusëve në Shkup, ndërsa po priste autobusin për të udhëtuar drejt fshatit, pas përfundimit të mësimit. Fotoja e rrahjes brutale e bërë nga reporteri i agjencisë së lajmeve INA ka përfshirë rrjetet sociale dhe gjitha mediat shqiptare dhe ndërkombëtare.

“Ne ishim duke pritur për tu kthyer në shtëpi dhe për një moment turma ka vrapuar ndaj nesh, duke na rrahur dhe goditur me gjësende të forta. Autobusi ka mbërrit dhe ne kemi arrit me u ngjit dhe falë Zotit kemi shpëtuar”, ka theksuar Ramazani, i cili ishte tërhequr nga disa të rinj të tjerë shqiptarë në autobus dhe i kanë shpëtuar dhunës brutale. Ai është ndalur në një stacion tjetër dhe është dërguar për në Spitalin e Qytetit të Shkupit.

Ramazan Iseni është jashtë rrezikut për jetë, mirëpo ai ka pësuar tronditje të thellë dhe trauma. Familja Iseni ka bërë thirrje për të ndaluar këto akte vandale dhe të dhunshme, sepse nuk ka siguri sipas tyre në këtë shtet dhe shqiptarët vazhdojnë të keqtrajtohen dhe dhunohen nga njerëz që asnjëherë nuk nxirren për tu dënuar para drejtësisë.

Nxënësit theksojnë se kanë shpëtuar falë shoferit të autobusit urban, i cili është shqiptar dhe ka arritur që të mbyll me shpejtësi dyert dhe të largohet nga stacioni. “Ai na shpëtoi duke mbyllur dyert, mirëpo huliganët kanë gjuajtur me gurë dhe shishe autobusin, duke rrezikuar jetën tonë. Neve kemi parë edhe policë të uniformuar por që kanë hezituar për të reaguar dhe për të larguar huliganët e tërbuar. Këto incidente më nuk tolerohen. Ose të veprojnë ose s’ka hapësirë për të toleruar më këso tërbime kundër nesh shqiptarëve”, ka theksuar një nxënës shqiptarë, i shkollës “Zef Lush Marku”, i cili gjithashtu ka përjetuar sulmin brutal të huliganëve maqedonas.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.