Dorëheqja e qeverisë nuk qetëson zemërimin për varfërinë, bullgarët sërish në protestë

Postuar në 03 Mars, 2013 11:25

 

Dhjetëra mijëra bullgarë kanë dalë në rrugë në protestat në të gjithë vendin duke treguar kështu se dorëheqja e qeverisë ka dështuar të qetësojë zemërimin publik rreth varfërisë dhe korrupsionit.

Mitingjet e së dielës u zhvilluan në qytette si Sofje, Plovdiv, Burgas, Blagoevgrad, Ruse dhe Sliven. Në tubim me të madh, rreth 50 mijë njerëz dolën në rrugë në qytetin e Varnës në Detin e Zi.

Kryeministri Bojko Borisov u largua së bashku me qeverinë e qendrës së djathtë e tij më 27 shkurt, pas dy javëve të protestave.

Ai qëndron në detyrë derisa të caktohet një qeveri e përkohshme. Zgjedhjet janë caktuar për 12 maj.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.