Privatizimi i 4 HEC-eve dhe Llotaria Kombëtare, sot në Kuvend

Postuar në 04 Mars, 2013 02:14

 

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për të miratuar privatizimin e 4 HEC-eve, të Bistricës, Bistrica 1, Ulzës dhe Shkopetit.

Ne kete seance priten debate mes paleve, pasi opozita ka kundershtuar ashper privatizimin e HEC-eve, duke thene se do votoje kunder. Sipas saj, qeveria po shpejton te privatizoje gjithca para zgjedhjeve, ne dem te interesit te shqiptareve.

Nje seance me pare, opozita kerkoi heqjen nga kalendari të ligjit për privatizimin e katër HEC-eve, por me shumicen e maxhorances kerkesa u rrezua dhe kalendari i punimeve gjeti miratim.

Kontratat për blerjen e aksioneve të shoqërive “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sha dhe “HEC Ulëz Shkopet” sha u nënshkruan më 11 shkurt 2013 nga METE dhe kandidatit fitues shoqëria “Kurum International”.

Kontratat u nënshkruan në zbatim të vendimit të qeverisë të datës 09 janar 2013, ku ofertat e shoqërisë “Kurum International” u kualifikuan si fituese për blerjen e 100 për qind të aksioneve të 4 HEC-eve.

Ndërkohë dy çështje të cilat pritet të shkaktojë debate në Kuvend është edhe ligji për llotarinë kombëtare dhe “Për mediat audiovizive” për të cilat opozita tashmë ka deklaruar votën kundër.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.