Media spanjolle: Spitalet shqiptare janë horror, si në Luftën e Dytë Botërore

Postuar në 06 Mars, 2013 03:54

 

Mediat spanjolle janë tmerruar me spitalet shqiptare. Në një reportazh të publikuar nga “20 minutos” thuhet se spitalet në Shqipëri janë si në Luftën e Dytë Botërore.

Në shkrim thuhet se më shumë infektohesh në spitale, sesa shërohesh.

Ilaçet mungojnë, ndërkohë që brenda në ambientet e QSUT mund të gjesh që nga kafet e deri tek serviset e makinave.

Drejtuesit e spitaleve janë partiakë të thekur, thuhet në shkrim, ndërsa korrupsioni është në nivele alarmante.

Në shkrim thuhet se mungojnë qendrat shëndetësore në vend, ndërsa shumë banorë duhet të ecin kilometra të tërë për të marrë shërbimin parësor.

Ndryshe ndodhte në komunizëm, thuhet në shkrim, ku edhe zonat më të thella kishin shërbim mjekësor dhe ai ishte falas.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.