Ashton bën presion për arritjen e marrëveshjes

Bruksel, 9 mars - Tre politikanët kryesorë të Serbisë, presidenti Tomislav Nikoliq, kryeministri Ivica Daçiq dhe momentalisht politikani më i fuqishëm në Serbi, Aleksandar Vuçiq, do të vizitojnë Brukselin të hënën dhe do të takohen me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. Të njëjtën javë, tri ditë më vonë, më 14 mars, baronesha Ashton do të vizitojë Prishtinën për t’u takuar me kryeministrin Thaçi dhe me pjesëtarët e opozitës në Kosovë. Këto takime janë konfirmuar të premten në Bruksel nga zyra e Catherine Ashtonit.
“Përfaqësuesja e lartë, Catherine Ashton, do të zhvillojë konsultime me përfaqësuesit e Serbisë dhe të Kosovës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes dy palëve“, thuhet në sqarimin e zyrës së Ashtonit.
KOHA DITORE
Add new comment