Berisha: Nuk do të resht përpjekjet që 16-vjeçarët të votojnë. Miratohet marrëveshja e

Postuar në 13 Mars, 2013 04:57

 

Kryeministri Sali Berisha është shprehur i vendosur në nismën e tij për uljen e moshës së votuesve në 16 vjeç. Pavarësisht se propozimi i tij ka hasur kundërshtimin e ekspertëve të fushës së ligjeve, opozitës dhe ambasadorit të OSBE-së, Eugen Wollfarth, në mbledhjen e radhës së qeverisë, Berisha ka theksuar se nuk do të resht përpjekjet për të bërë 16-vjeçarët që të votojnë.

“I siguroj 16-vjeçarët se s’do të ndalojë përpjekjen time gjersa ata të votojnë si qytetarë me të drejta vote të barabartë si të tjetrët. Një komb me moshë të re nuk duhet të ketë asnjë hezitim për ti dhënë 16-vjeçarëve të drejtën që i takon nga të gjitha faktorët dhe rrethanat. Të gjitha forcat politike të mos e bëjnë çështje debati dhe karshillëqesh por ta trajtojnë si një e drejtë themelore të 100 mijë qytetarëve shqiptar që mezi presin të paraqiten për të votuar” tha Berisha.

Në fillim të mbledhjes, Berisha ka deklaruar se qeveria e Shqipërisë miraton sot marrëveshjen trelaterale për projektin TAP mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë.

Ndërsa e ka cilësuar si transformues gazësjellësin, kryeministri Berisha vlerësoi edhe marrëveshjen bilaterale të arritur mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë

“Kryefjalë e mbledhjes është projekti TAP, pasi në miratojmë sot këtu marrëveshjen bilaterale, marrëveshje e parë e këtij lloji mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, vende në territorin e të cilave kalon  projekti i ardhshëm më i madh siç është TAP. Me këtë rast unë dua të përshëndesë ekipin negociator shqiptar dhe të dy qeverive mike, për vendosshmërinë që treguan për përparësinë që i dhanë në axhendën e tyre këtij projekti i cili do të jetë më i madh në rajon dhe në Europë për kohën që vjen”,- tha Berisha.

Ai ka kërkuar nga ministrat që të kenë si përparësi absolute heqjen e çdo llojë barriere të pamerituar për biznesin,  për zgjerimin në maksimumin e mundshëm të lirive të biznesit dhe iniciativës së lirë.

  SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.