Votimi 16 vjeç, takohen Ruçi-Patozi, PS: Është vonë për ndërhyrje në Kushtetutë

Postuar në 13 Mars, 2013 13:13

 

Kreu i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi është takuar sot me homologun e tij socialist Gramoz Ruçi, për të shqyrtuar propozimin që kryeministri Sali Berisha bëri pak ditë më parë për uljen e moshës së votimit deri në 16-vjeç.

Ashtu siç kishte kërkuar kreu i qeverisë, Ruçi dhe Patozi u takuan mesditën e sotme pa praninë e mediave. Në emër të socialistëve Ruçi është shprehur kundër nismës për lejimin e votimit të 16-vjeçarëve, duke sqaruar se është shumë vonë për ndërhyrje në Kushtetutë. Ruçi ka theksuar se për PS-në rëndësi ka mbarëvajtja e zgjedhjeve.

Astrit Patozi nga ana e tij ka vlerësuar se nisma e kryeministrit Berisha është vlerë e shtuar në procesin zgjedhor të 23 qershorit, ndaj ka kërkuar konsensusin e socialistëve. Kryeministri i vendit Sali Berisha kërkoi pak ditë më parë uljen e moshës së votimit në 16-vjeç. Gjatë mbledhjes së grupit të PD-së Berisha i kërkoi kreut të grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi nisjen e negociatave me grupet parlamentare për nismën e kërkuar prej tij. Pavarësisht se nisma nuk u mirëprit nga opozita dhe kreu i pranisë së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth, në mbledhjen e sotme të qeverisë Berisha ka vijuar ti qëndrojë idesë së tij.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.