Paratë e marra nga HEC-et do shkojnë për të shlyer borxhet e rrugëve. Do përdoren pa u arkëtuar ende

Postuar në 14 Mars, 2013 04:29

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, paratë që do të marrë qeveria nga privatizimi i katër hidrocentraleve, do të shkojnë për borxhet që ka qeveria për ndërtimin e rrugëve.

Ende pa u futur në arkën e shtetit, është bërë ndarja e fondit prej 120 milion dollarë.

Të ardhurat  nga privatizimet e 4 hidrocentraleve do të fillojnë të përdoren para se ato të arkëtohen në buxhet

Siç raporton Panorama, 90 milion dollarë do të shkojnë për investimet në rrugë, por jo për të hapur projekte të reja, por për pagimin e punimeve të nisura, ose që kanë përfunduar.

Për ministrinë e Olldashit do të shkojnë edhe 5 milion dollarë për ujësjellësa.

Kurse 20 milion dollarë do shkojnë tek pushteti vendor për projektet të ndryshme, kryesisht rrugë rurale.

Pjesa tjetër do të mbahet si fond kontigjence për investime.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.