Raporti i Zhvillimin Njerëzor, PNUD: Shqipëria e 70-ta mes 187 shteteve, vend me zhvillim të lartë njerëzor

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) publikoi sot Raportin për Zhvillimin Njerëzor 2013- “Ngritja e jugut”. Në këtë raport Shqipëria renditej e 70-ta mes 187 shteteve. Shtetet kryesore të botës në zhvillim, përfshi këtu dhe vendet kyçe në Europën Lindore dhe Azine Qendrore, po i japin një trajtë të re dinamikave globale në një epokë te re të progresit të zhvillimit njerëzor thuhet në raport.
Sipas Raportit ngritja e jugut është e paprecedentë në shpejtësi dhe në shtrirje. “Kurrë më parë në histori kushtet e jetesës dhe perspektivat e kaq shumë njerëzve nuk kanë ndryshuar në mënyrë kaq dramatike dhe kaq shpejt. Për herë të parë pas kaq shekujsh jugu në tërësi po shtyn përpara rritjen ekonomike globale dhe ndryshimin shoqëror.” Zineb Touimi-Benjelloun, përfaqësuesja e Përhershme e OKB-së gjatë prezantimit të raportit bëri të ditur se Shqipëria pozicionohet midis vendeve me zhvillim të lartë njerëzor. “Përsa i përket indeksit të pabarazisë gjinore, që reflekton pabarazite te bazuara ne gjini ne tre dimensione – shëndetin riprodhues, fuqizimin dhe aktivitetin ekonomik, Shqipëria zë vendin e 41 nga 148 vende sipas Raportit më të fundit të Zhvillimit Njerëzor”, u shpreh ajo. Sipas administrators së UNDP-së, Helen Clark , Raporti i vitit 2013 përbën një kontribut të rëndësishëm në mendimin për zhvillim duke përshkruar nxitësit specifikë të transformimit të zhvillimit dhe duke sugjeruar përparësitë e politikave në të ardhmen që mund të ndihmojnë në qëndrueshmërinë e një vrulli të tillë.
“Shumë shtete në zhvillim në të gjithë botën kanë arritur rritje mbresëlënëse dhe kanë përmirësuar ndjeshëm jetët e njerëzve me politika pragmatike, të cilat zakonisht kombinojnë lidershipin e fortë të qeverisjes, tregjet e lira dhe programet sociale vizionare”, thuhet në raport.
Raporti thekson se Vlera e Treguesit te Zhvillimit Njerezor për Shqipërinë për vitin 2012 është 0,749, duke bere pjese në kategorinë e zhvillimit të lartë njerëzor, duke u renditur në vendin e 70-të nga 187 shtete dhe territore. Nga viti 1985 deri në vitin 2012, vlera e HDI-së në Shqipëri është rritur nga 0,651 në 0,749, një rritje prej 15 për qind ose një rritje vjetore mesatare prej 0,5 për qind. Ngritja e jugut duhet të konsiderohet si përfitim për të gjitha shtetet dhe rajonet, përfundon raporti: Zhvillimi njerëzor nuk do të thotë fitim në dëm të tjetrit.
MAPO
Add new comment