Fatos Klosi: Opozita përgjohet. Ngjarja me helikopterin mbi banesën e Topit, shumë e rëndë

Postuar në 17 Mars, 2013 08:14

 

Fatos Klosi, ish- drejtues i Shërbimit Informativ Shtetëror, thotë për Shqiptarja.com, se ngjarja ku një helikopter ushtarak ka terrorizuar familjen e Topit, është shumë e rëndë.

Klosi thotë se opozita përgjohet, madje një gjë e tillë tani është shumë e lehtë.

“Ngjarja është shumë e rëndë pasi ajo është thjeshtë një tentativë për të ndjellë frikë te familjarët e ish-Presidentit dhe te fqinjët e tij, për t’u treguar atyre se “qeveria ka dhe mjete të tilla, që dhe mund t’i përdorë, prandaj”.

Nuk besoj se është një përpjekje për të përgjuar, ata e dinin mirë se ish-Presidenti nuk ishte në shtëpi dhe nga ana tjetër për ta bërë këtë s’kanë nevojë për helikopterë, ka sot mjete shumë efikase dhe shumë më pak të zhurmshme se helikopteri,” tha Klosi.

“Teknologjia e sotme e bën shumë të thjeshtë këtë aktivitet të paligjshëm, që drejtuesit e sotëm e kanë shumë përzemër. Ata gjithmonë kanë parapëlqyer një shtet policor, që di gjithçka për “armiqtë”. Formimin bazë andej e kemi, ku “armiqtë” ishin kudo.

Dua vetëm të kujtoj se më 1997, kur përgjimet e telefonave ishin shumë më të vështira teknikisht, ne gjetëm të lidhur për përgjim disa telefona të deputetëve të opozitës, me siguri ishin një pjesë e vogël e atyre që përgjoheshin por që ishin harruar e nuk ishin zgjidhur. Implikimi i Ministrisë së Mbrojtjes në këto afera është e rrezikshme, pasi demonstron se pushtetarët e ndjejnë vetën shumë të sigurt, aq sa i lejojnë vetes dhe çudira të tilla. Duket që programimi i këtij aktiviteti është bërë që atëherë kur akoma nuk e kontrollonin plotësisht SHISH-in”.

   TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.