Johnny Depp drejt martesës, organizon festë për fejesën!

Postuar në 17 Mars, 2014 05:31

Johnny Depp dhe aktorja Amber Heard duket se po i afrohen gjithnjë e më shumë altarit të martesës. 

Të premten mbrëma çifti ka organizuar një festë për fejesën e tyre, me mbi 100 të ftuar të pranishëm, si miq dhe familjarë, në godinën Carondelet House, në Los Angelos.

Çifti mbërriti me një makinë të zezë të shoqëruar me truproja, ndërsa nusja e ardhshme 27 vjeçare i kishte lëshuar flokët, ndërsa ecte krah për krah me Depp e veshur me një kanotiere krem dhe një fund të errët.
Gjithsesi ceremonia ishte private dhe Johnny dhe Amber u fotografuan vetëm pas shpine. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.