Sulmet ndaj Top Channel, Unioni i Gazetarëve: Veprimet e drejtësisë, me qëllime politike

Postuar në 19 Mars, 2013 13:54

Unioni i Gazetarëve ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të organeve të drejtësisë dhe Përmbarimit ndaj ambienteve të televizionit ”Top Channel”.

Aleksandër Çipa, kreu i këtij Unioni e konsideron rrethimin e studiove televizive me policë, si dhunë dhe presion psikologjik ndaj gazetarëve.

“Dënojmë aktin e rrethimit të një mjedisi, të një kanali kombëtar televiziv nga forca policore apo edhe forca përmbarimore. Ky është një akt që në një lloj pikëpamje reflekton një dhunë psikike mbi gazetarët mbi një staf profesionistësh televizivë, mbi vetë audiciencën që e dëshiron kaq shumë një kanal të tillë“, tha Çipa. Unioni i Gazetarëve e cilëson si qëndrime politike veprimet e policinë, të cilat bëhen në prag të zgjedhjeve elektorale.

“Një vendim i tillë që ekzekutohet pikërisht në një moment të tillë nuk e përjashton dot as ndikimin, as efektin politik mbi mediat shqiptare. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë bën thirrje që forcat vendimmarrëse dhe ekzekutuese të këtij urdhri të tërhiqen nga ky veprim. T’i lënë kohë stafit televiziv, sipërmarrjes televizive dhe në veçanti menaxhmentit të kësaj kompanie të kryejnë veprimet dhe të kenë kohë fizike për të ndërtuar transferimin, ringritjen e studiove”, tha Çipa.

Sipas Unionit të Gazetareve, në çdo vend do të kishte reagime të forta të shoqatave të mediave, kur programe me audiencë të lartë rrezikohet të ndërpriten për shkak te politikave qeveritare.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i bën thirrje drejtësisë shqiptare të mos ndjekë veprime selektive të ekzekutimit të urdhrave qofshin këto edhe përmbarimore. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon bllokimin dhe ndaljen e këtij aksioni, i cili drejtpërsëdrejti prek një nga programacionet më të rëndësishme dhe më të ndjekura për audiencën shqiptare në tërësi, jo vetëm brenda hapësirës së Shqipërisë administrative, por në të gjithë hapësirën shqiptare“, thotë Çipa.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.