OKB: Muxhahedinët të pranojnë ofertën e Shqipërisë

Muxhahedinët të pranojnë ofertën e Shqipërisë për azil. Thirrja u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon. Ai ka nxitur anëtarët e grupit opozitar iranian, të cilët jetojnë në një bazë ushtarake amerikane pranë Bagdadit, që të pranojnë ofertën e Shqipërisë . Ban Ki Moon u bëri thirrje edhe vendeve të tjera anëtare të OKB-së që të ndjekin shembullin e Shqipërisë, për tu ofruar azil anëtarëve të opozitës iraniane. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së falënderoi kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, ër gjestin humanitar për dhënien e strehimit të sigurt për këta individë.
MAPO
Add new comment