Festohet Sulltan Novruzi

Postuar në 22 Mars, 2013 06:21

Në një ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët bektashinj, atë të sulltan Novruzit, kryetari i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, uroi të gjithë besimtarët dhe shqiptarët kudo ndodhen për sa më shumë paqe dhe begati. 

Në një lidhje direkte me “Top-Channel” në programin “Goodmorning Albania”, Baba Edmondi tha: “Uroj që kjo ditë e veçantë për të gjithë besimtarët të sjellë sa më shumë paqe, begati, mirësi dhe të ardhura për përballimin e vështirësive të jetës”.

”Kjo është dita e përkujtimit të Imam Aliut, dijetarit dhe shenjtorit më të madh, që luftoi ndaj diktaturës, injorancës, duke sjhellë paqe, dashuri dhe mirësi”. 

Në fjalën e tij, Baba Edmondi ftoi të gjithë shqiptarët, që të marrin pjesë në ceremonitë festive.\

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.