Dita e demokracisë, festë te “Nënë Tereza”. Berisha: Më 23 qershor, një 22 mars i dytë!

Postuar në 22 Mars, 2013 06:30

 

TIRANE- Nen tingj muzike dhe me pranine e shume njerezve ka nisur ne sheshin “Nene Tereza” festa per 22 marsin, Diten e demokracise.

Ne krah te kryeministrit ne shesh ka qene kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe Eduard Selami.

“Jemi mbledhur sot ne kete miting madheshtor per te festuar se bashku 22 marsin, diten e pare te demokracise, diten ne te cilen te rejat e te rinjte me voten e tyre te lire firmosen per ndryshimin me te madh ne historine tone kombetare, ndane epokate dhe sistemet, u shkeputen pergjithmone nga diktatura me e eger”‘. Keshtu e ka nisur fjalen e tij kreu i qeverise, Sali Berisha.

Berisha ka deklaruar se 23 qershori do te jete nje 22 mars i dyte per trimfimin me forcen e votes se lire te shqiptareve.

“Përpara për konsolidimin e pandërprerë të lirive dhe të drejtave njerëzore, zgjedhje të lira e dinjitoze, për një 22 mars të dytë më 23 qershorin që po vjen, ne do fitojmë”- ka thene Berisha.

Duke u ndaluar ne bllokimin e atyre qe ai i ka cilesuar neobllokmene, Berisha ka garantuar se me vote shqiptaret do te shembin murin e bllokimit.

“U themi atyre se endrra jonë evropiane s’mund të ketë të ndalur, 23 qershori me forcën e lirisë së votës, do shembim murin tuaj të bllokimit, do bëjmë gjithçka Shqipëria drejt Evropës, në rrugën e integrimit”- tha ai.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.