Ledina Çelo pret fëmijën e dytë.
Ledina Çelo, ylli i skenës shqiptare, pritet të bëhet nënë për herë të dytë. Lajmin e gëzueshëm, këngëtarja bionde e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në “Instagram”, duke postuar një foto në të cilën dukeshin rrobat e një fëmije të porsalindur.
Ledina Çelo, prej vitesh jeton në Gjermani dhe është nënë e një djali.
Erlisi i vogël, vetëm pak ditë më parë festoi 3-vjetorin dhe dhurata më e mirë që mami mund t’i bënte në këtë ditëlindje ishte lajmi se së shpejti do të bëhet me një motër ose vëlla.
Ndryshe këngëtarja është duke punuar edhe në muzikë. Veç këngës “Gaboja” përmes së cilët ajo u prezantua në “Kënga Magjike” vitin që shkoi, këngëtarja është duke punuar edhe në disa projekte të reja të cilat ka pohuar se do t’i sjellë shpejt në treg.
Add new comment