Testi i FMN, nga borxhi ndaj biznesit, tek ai publik, taksat dhe privatizimet

Pyetësori për BSH dhe qeverinë, 9 çështjet
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Ilir Beqja:
Të re, jo si 2005
“Marrëveshja e mëparshme ka qenë në kontekstin kur ishim një vend me të ardhura të ulëta. Do të ndërtojmë një pakt më të ngushtë, mbështetje direkt financiare.”
Dashamir Shehi:
Tkurr hapësirat
“Limitet që vendos FMN-ja me një marrëveshje strikte, do të tkurrë hapësirat për një politikë financiare liberale siç ka nevojë Shqipëria, për borxh 75% të PBB-së.”
Adrian Civici:
Rrit besimin
“Rikthimi dhe rivendosja e marrëdhënieve me FMN-në, është e domosdoshme dhe do të rriste besimin e sipërmarrësve të huaj për të investuar në vendin tonë.”
Shqipëria ka hyrë në provimin e FMN-së, rezultatet e të cilit do të mësohen në muajin shtator. Të ndara në dy kapituj, me 9 çështje të ndryshme, sipas rëndësisë dhe me nënpyetje, përmbajnë atë që quhet testi për qeverinë shqiptare dhe Bankën e Shqipërisë. Përmbajtja e çështjeve konsiderohet me rëndësi, për të kuptuar se çfarë do të ofrojë më pas Fondi Monetar (FMN) në rast se bie dakord të bashkëpunojë me qeverinë e re në shtator. Mund të konsiderohet handikap, pasi përgjigjet po i jep një pushtet që pritet t’i kalojë një tjetër force politike, por FMN-ja ka menduar të përfshijë në proces Bankën e Shqipërisë, pas kërkesës së kësaj të fundit.
Prej dy ditësh, në vendin tonë kanë mbërritur ekspertë të Fondit Monetar dhe Bankës Botërore, për të parë nga afër gjendjen financiare të vendit. Më herët, ekipi prej tre ekspertësh, i kanë dorëzuar Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave një dokument, me disa çështja në formën e pyetjeve, për të “kuptuar” se çfarë ka ndodhur deri më tani, cilat janë masat e marra dhe cilat janë programet për të ardhmen.
Sektorët
Gazeta “Shqip” e disponon të plotë dokumentin e ndarë me 9 çështje, duke nisur nga taksat, faturat e papaguara, borxhi publik, tendenca pas heqjes së limitit ligjor prej 60 për qind, e deri te sektori i privatizimeve, investimet e huaja, energjia dhe klima e biznesit.
Mësohet se ekipet e BSH-së dhe të Financave kanë nisur nga puna për t’iu përgjigjur pyetjeve, të ndara në dy kapituj, “politika fiskale” dhe “reformat strukturore”. Bie në sy fakti se FMN-ja i ka kushtuar rëndësi sektorit energjetik, për të cilin qeveria shqiptare ka shpenzuar jo pak në dy vitet e fundit, aq sa detyroi ta rishikonte tri herë buxhetin, me ndikime në rreth 150 milionë euro. Me interes për ekipin e FMN-së dhe të BB-së është se si qeveria dhe BSH-ja mendon ta ulë borxhin publik, ose cila do të jetë perspektiva, në kushtet kur në dhjetorin e vitit të kaluar qeveria hoqi limitin ligjor, prej 60 për qind, duke vendosur një plan për 2013-n, në 62.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Nga pyetjet mëson se cili është interesi real i FMN-së dhe BB-së rreth Shqipërisë, përpara se Fondi Monetar të nisë një mision të ri në shtator. Kërkesat përfshijnë detaje deri në rrezikun e kursit të këmbimit, apo se çfarë ka bërë qeveria për të varfrit në lidhje me taksat.
Deri më tani, si 6-mujor i parë, nga keqmenaxhimi i buxhetit në aspektin e mbledhjes së taksave dhe shpenzimeve, mësohet se arkës së shtetit i mungojnë rreth 130 milionë euro, dhe nëse vijohet me këto ritme përkeqësuese, vitin 2013 rrezikon ta mbyllë me minus 300 milionë euro. Situata ka arritur në pikën sa qeveria po merr borxh jo më për investime, por për të mbuluar nevojat e vendit për paga, pensione, pagesa interesash për kredi të marra, mirëmbajtje etj. Pavarësisht krizës dhe rënies së të ardhurave, Kryeministri Berisha ndërmori vendimin për të rritur pagat dhe pensionet deri me 5 për qind, me efekt minus në buxhet prej 17 milionë eurosh, aq sa habiti edhe vetë agjencinë prestigjioze të lajmeve “Reuters”, e cila ngriti shumë pikëpyetje. Sakaq, në ditën e parë të vizitës, datë 17 korrik, ekipi takoi guvernatorin Fullanin, kurse dje, zhvilloi një bisedë prej rreth 2 orësh me ministrin e Financave, Ridvan Bode, duke u fokusuar pikërisht te temat që prekin pyetjet.
Debati
Sakaq, diskutimet për rikthimin e FMN-së dhe cila do të ishte forma e duhur ka nisur me kohë. Deputeti socialist, njëherësh koordinator i hartimit të programit qeverisës të koalicionit fitues të 23 qershorit, Ilir Beqja, thotë për “Top Channel” se, në kushtet e një situate me tregues të përkeqësuar makroekonomikë, vendit i duhet një marrëveshje më e ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Por kjo marrëveshje nuk mund të jetë e njëjtë me atë të vitit 2005, pasi Shqipëria tashmë ka dalë nga lista e vendeve me të ardhura të ulëta.
“Marrëveshja e mëparshme ka qenë në kontekstin kur Shqipëria ishte vend me të ardhura të ulëta. Përtej rolit këshillues ekzistues, sigurisht ne do të ndërtojmë një marrëveshje më të ngushtë me FMN-në, sepse një marrëveshje më e ngushtë do ta rrisë kredibilitetin e Shqipërisë në sytë e tregjeve financiare e investitorëve të huaj dhe për më tepër bashkë me një marrëveshje të FMN-së jemi të vetëdijshëm që raitingu që do t’i bëjnë agjencitë do të jetë më profesional dhe më i qëndrueshëm”, tha Ilir Beqja, deputet socialist. Sipas Beqes, ndihma e FMN-së, edhe me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare, është e domosdoshme në fazën që po kalon vendi. “Situata makroekonomike është shumë delikate, kemi informacione jo krejtësisht të plota, të pjesshme, analiza të tërthorta. Jemi të vendosur të bëjmë fillimisht një audit të plotë të gjithçkaje zotëron vendi, brenda financave publike dhe përtej tyre dhe gjykojmë që ndihma e një institucioni të rëndësishëm si FMN, edhe me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare është e domosdoshme në fazën që është vendi”, tha Beqja.
Por për deputetin e zgjedhur të koalicionit të djathtë, ish-zv/kryeministër në qeverinë e parë demokratike, pas ’90-s, Dashamir Shehi, me limitet që vendos FMN-ja, me një marrëveshje shumë strikte, siç shprehet ai, do të tkurrë hapësirat për një politikë financiare liberale siç ka nevojë Shqipëria.
“FMN-ja do të kërkojë të ulet borxhi, Shqipëria ka nevojë të kalojë tavanin e borxhit 70-75% që të ketë mundësi të bëjë investime, disa reforma në ekonominë shqiptare, të pompojë nëpër kanalet ekonomike. Me FMN-në nëpër këmbë, nëse marrëveshja nuk është e studiuar mirë, do të jetë e vështirë”, tha Shehi.
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Me ritmet e deritanishme të shpenzimeve dhe të ardhurave, 2013-a mund të mbyllet me minus 300 mln euro
Pas Fullanit, ekipi i FMN dhe BB zhvilloi takim për afro 2 orë me ministrin Bode, fokusuar te pyetjet
Kryeministri
Sali Berisha, kryeministri ende në detyrë, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, post të cilin do ta dorëzojë në shtator
Teza “provim” për Shqipërinë
A. Politikat fiskale
1. Ju lutem përshkruani nismat e fundit të politikave (p.sh. lehtësimi i barrës së taksave për njerëzit me të ardhura të ulëta, përjashtimet nga taksat, transfertat), përfshirë kostot fiskale të lidhura me to.
2. Jepni vlerësime të deficitit të projektuar fiskal në 2013-n (përfshirë rënien e të ardhurave kryesore dhe elementet e shpenzimeve). Deri në çfarë mase po ndikon ngadalësimi ekonomik të ardhurat nga taksat dhe shpenzimet?
3. Cila është perspektiva e privatizimeve për 2013-2014, duke pasur parasysh mjedisin e pasigurt global?
4. Cilat janë synimet e autoriteteve për sa i përket objektivit të borxhit publik në afatin e mesëm? Cili është objektivi fiskal, pas heqjes së tavanit të borxhit prej 60%?
5. Ecuria e borxhit publik (2008-2012), borxhi i garantuar dhe punët e papaguara. A ka pasur ndryshime në përbërjen dhe maturitetin e borxhit publik të brendshëm dhe të jashtëm gjatë kësaj periudhe? Cilat janë synimet në të ardhmen?
6. Jepni të dhëna lidhur me shumën dhe përbërjen sipas monedhës së borxhit publik që duhet paguar gjatë pesë viteve të ardhshme (rreziku i pagimit).
7. Objektivat kryesore të menaxhimit të borxhit publik. Si do t’i menaxhojnë autoritetet rreziqe të ndryshme (p.sh. rreziku i normës së interesit, rreziku i maturitetit, rreziku i pagimit)?
B. Reformat strukturore
8. Cilat janë nismat për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe tërhequr FDI (investimet e huaja direkte), po perspektivat për reformat e energjisë për të siguruar energji në afatin e gjatë? Çfarë masash synon të marrë qeveria për të përmirësuar funksionimin e sektorit të energjisë (dhe të reduktojë rrezikun fiskal)?
9. Përpjekjet për të reduktuar sektorin informal, mbështetur konkurrueshmërinë (p.sh. fleksibiliteti në punë).
SHQIP
Add new comment