Aksident, 13-vjeçari në gjendje të rëndë. Familjarët apel për ndihmë

DURRËS-Një 13-vjeçar është përplasur nga një makinë sot në mesditë në Shijak. Djali ishte duke i dhënë një biçiklete, kur është përplasur nga një makinë që ecte me shpejtësi.
M. Mushlika është transportuar në spitalin e Durrësit nga vetë drejtuesi i mjetit, prej ku bëhet e ditur se 13-vjeçari ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Mjekët e spitalit të Durrësit kanë kërkuar transportimin e djalit drejt një spitali më të specializuar. Por për shkak të gjendjes së tij tepër të komplikuar, transportimi është i vështirë dhe kërkohet një helikopter i posaçëm apo një auto-ambulancë me respiratorë.
Familjarët i bëjnë apel ministrit të Shëndetësisë, Halim Kosova për të bërë të mundur transportimin e djalit në një spital të specializuar, në mënyrë që ai të mbijetojë. Sipas mjekëve të spitalit të Durrësit, 13-vjeçari ka marrë plagë të rënda në trup dhe ndodhet prej 3 orësh në gjendje kome.
Shekulli
Add new comment